Fshehu drogë në autobus, arrestohet 23-vjeçari

Kronikë e zezë

Fshehu drogë në autobus, arrestohet 23-vjeçari

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 10:18

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar nga Fieri, pasi kishte fshehur brenda sediljes së autobusit Vlorë-Siçili 2.5 kilogramë drogë, me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit në autobusin e agjencisë së udhëtimeve “Arjani Travel” në brendësi të sediljeve të fundit u gjetën dhe sekuestruan 5 pako të mbështjella me qese telefoni me lëndë narkotike brenda.

Policia bën me dije se në prangat ka rënë shtetasi Julian Hoxhara, i cili me makinën e tij ka transportuar lëndën narkotike dhe më pas e ka fshehur në autobus, në tentativë për ta trafikuar drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat