Familja e Marjo Memës: Nuk e vrau ai Ismailin, Igli e futi në kurth

Kronikë e zezë

Familja e Marjo Memës: Nuk e vrau ai Ismailin, Igli e futi në kurth

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 09:07

Familja e Marjo Memës janë të bindur se djali i tyre nuk ka lidhje me vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli. Familjen Mema, e cila ndodhej dje në ceremoninë mortore të dajës së Marjos, jeton prej më shumë se 15 vitesh në provincën e Sant'Angelos në Itali, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë ndodhin masakrimi i një të riu me thikë ku djali i tyre, Marjo Mema dyshohet se është i përfshirë.

Por pa kaluar shumë kohë nga krimi daja i Memës, shtetasi me iniciale M.A vret veten dhe në fillim u dyshua se kishte lidhje me krimin e nipit të tij. Gjatë një interviste të dhënë për GSH, Vera Mema, nëna e të riut të arrestuar në Itali dhe në të njëjtën kohë edhe motra e viktimës së vetëvrarë, sqaron se akti i vetëflijimit të vëllait të saj nuk ka lidhje me arrestimin e djalit të saj. Ndërsa, babai i Marjo Memës, rrëfen me detaje se çfarë ka ndodhur në provincën ku ai jeton në Itali, si u fut djali i tij në kurth nga Igli Meta.

Ju jeni shprehur për mediat italiane se vetëvrasja e vëllait tuaj ka lidhje me arrestimin e djalit tuaj, Marios, në Itali. Si qëndron e vërteta?

Kur kam folur për mediat italiane, kam qenë shumë e tronditur dhe shumë gjëra nuk e di as vetë se si i kam thënë apo se çfarë kam thënë. Por, mediat italiane e kanë keqkuptuar atë që unë kam thënë, sepse unë jam shprehur se jam në zi për vëllain, pasi ai kishte vrarë vëllain në Shqipëri, por vetëvrasja e vëllait tim nuk ka lidhje me arrestimin e djalit tim. Ne nuk e dimë shkakun se përse vëllai im ka vrarë veten.

Atëherë, përse sipas jush ka ndodhur ky keqkuptim nga ana e mediave italiane?

Po siç ju thashë, edhe nëse e kam thënë në ndonjë fjali, e kam thënë sepse kam qenë e tronditur, por dua t'ju sqaroj juve dhe opinionin publik, se vetëvarja e vëllait tim nuk ka lidhje me atë që i ka ndodhur djalit tim. Mbase, keqkuptimi ka lindur më shumë edhe pasi unë kam thënë pas vetëvrasjes së vëllait tim, se ai
para se të kryente aktin ka kërkuar fotografinë e djalit, Marjos, dhe pasi e ka përkëdhelur, ka thënë: "Biri i dajës, ti nuk ke asnjë faj për atë që ka ndodhur" dhe ka puthur fotografinë. Kjo është e gjitha, por jo se vetëvrasja e tij ka lidhje me arrestimin e djalit tim.

Meqë e përmendët djalin tuaj, Marjon, ai aktualisht është i arrestuar në Itali si i përfshirë në një vrasje të një 17­vjeçari shqiptar dhe ju pak ditë më parë jeni shprehur për mediat italiane se djali juaj nuk ka lidhje me vrasjen e Ismail Lulit. Vazhdoni t'i qëndroni kësaj deklarate?

Po, vazhdoj të them se djali im është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen. Këtë e them sepse unë e njoh çfarë djali kam dhe e di mirë se ai nuk do e bënte kurrë atë që është thënë, dhe, përveç kësaj, djali im e ka marrë vesh lajmin për vrasjen e 17­vjeçarit të hënën në drekë. Unë ia lë në dorë drejtësisë që të
zbardhë të vërtetën dhe jam e sigurt që çdo gjë do dalë në dritë shumë shpejt dhe do zbulohet se djali im nuk ka lidhje me krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat