Muratori shqiptar në Itali përdhunon minorenen me të meta mendore

Kronikë e zezë

Muratori shqiptar në Itali përdhunon minorenen me të meta mendore

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 00:36

Një emigrant shqiptar 45 vjeç në Itali, me profesion murator është vënë nën masën e arrestit shtëpiak me akuzën e përdhunimit seksual ndaj një vajze minorene me probleme psiqike.

Ky vendim i marrë sot nga Gjykata e qytetit të Akulias i referohet një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë në komunën Altino në provincën e Kietit në rajonin e Abrucos.

Sipas prokurores së çështjes, Rozaria Veki, shqiptari 45- vjeçar ka marrë në makinën e tij minorenen 16-vjeçare pasi i është prezantuar nga dy miqtë e saj.

16-vjeçarja italiane e cila vuante nga një handikap mendor është përdhunuar më pas nga shqiptari në një vend të izoluar të zonës.

Denoncimi i kësaj ngjarje është bërë nga një mësuese e shkollës, të cilës vajza minorene i kishte rrëfyer dhunimin e pësuar.

Hetimet janë kryer nga policia italiane me qëndra në Vila. S. Maria e Atesa, të cilat janë kompotentët territorialë të rendit në Komunën ku u krye përdhunimi seksual.

Qyteza e Atinos në provincën e Kietit është një qëndër e vogël banimi me rreth 3 mijë banorë, ku pothuasje të gjithë e njohin njëri-tjetrin, e kjo ngjarje e rëndë i ka tronditur shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat