Aksident komunikacioni me të lënduar në fshatin Dardani

Kronikë e zezë

Aksident komunikacioni me të lënduar në fshatin Dardani

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:29

Para pak minutash në rrugën Ferizaj – Gjilan , konkretisht në fshatin Dardani ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin janë përfshirë dy vetura, njëra Golf 5 dhe tjetra dyshohet se është Golf 3. Sipas burimeve të PlusTv pasagjerët e veturës Golf 5 (Taksi) kanë pësuar lëndime të rënda, gjithashtu edhe drejtuesi i veturës tjetër Golf 3.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vetura Golf 3 është kyçur në rrugën kryesore në fshatin Dardani, me që rast vetura tjetër e markës Golf 5 e cila po lëvizte në rrugën kryesore ka goditur këtë të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat