33-vjeçari shqiptar kapet me 400 gr kokainë dhe 14 mijë euro

Kronikë e zezë

33-vjeçari shqiptar kapet me 400 gr kokainë dhe 14 mijë euro

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:32

Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar në Venecia, pasi u kap me 400 gramë kokainë. Luan Tahirja rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, përveç drogës u gjetën dhe 13 930 euro dhe disa dokumente false.

Tahiraj rezulton se është arrestuar dhe në vitin 2008 bashkë me disa shqiptarë të tjerë me akuzën e grabitjes.

Ka dyshime se, shqiptari investohet paratë që fitonte nga shitja e sendeve të vjedhura në trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat