Shqipëria vijon të jetë në listën e zezë të vendeve që shërbejnë si burim për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve.
Në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore në 2014, thuhet se në Shqipëri trafikohen femra nga Ukraina dhe Rusia që punojnë si prostituta.
Raporti ngre shqetësimin se qeveria shqiptare nuk përmbush minimumin e standardeve për eleminimin e trafikimit.
Sipas raportit të DASH, në 2014 prokuroria hetoi 39 raste, në 2013 vetëm 24 raste. Prej këtyre rasteve, gjykatat dënuan 9 trafikantë në 2014, ndërsa në 2013 vetëm 2.
DASH kërkon nga qeveria shqiptare të rrisë fondet për viktimat e trafikut si dhe të ofrojë shërbim shëndetësor falas për viktimat e trafikut.
Po kështu DASH nënvizon se qeveria shqiptare duhet të vijojë hetimet, gjykimet dhe dënimet e trafikantëve.