Kokainë në parakolpin e makinës, dy shqiptarë në pranga (Foto)

Kronikë e zezë

Kokainë në parakolpin e makinës, dy shqiptarë në pranga (Foto)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:07

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, pasi u kapën me një sasi të madhe së fshehur brenda parakolpit të makinës.

Arrestimi i shtetasve shqiptarë ndodhi të shtunën në mbrëmje, në Limena, Via Roma. Një banor, raportoi praninë e tyre të dyshimtë dhe njoftoi policinë. Në vendngjarje mbërriti një patrullë në rroba civile.

Efektivët çmontuan parakolpin e një “Peugeot 3008”, ku zbuluan gjysmë kilogrami kokainë të pastër. Në makinë u gjendën edhe 40.000 euro cash.

Shqiptarët e arrestuar në Limena janë Mentor Mata, 42 vjeç me precedentë penalë dhe Bledian Hoxha, 29 vjeç të dy pa leje qëndrimi.

Ndërkohë, një tjetër operacion i zhvilluar në Genova, përfundoi me arrestimin e dy shqiptarëve, të moshave 23 dhe 38 vjeç që ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre .

Gjatë kontrollit u janë gjetur 1.1 kg kokainë dhe 350 euro me vete. Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publikë janë prangosur për të dalë tashmë para drejtësisë italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat