​Vriten nga rrufeja përderisa po punonin për bukën gojës

Kronikë e zezë

​Vriten nga rrufeja përderisa po punonin për bukën gojës

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 15:34

(E plotësuar) Razije Demiri 37 vjeç dhe Jeonita Demiri 15 gjetën vdekjen derisa po mblidhnin boronica të shtunën pasdite në malet e Rugovës.

Të dyja bashkë me burrin gjegjësisht, babain Ramë Demiri, po vepronin çdo ditë kështu duke u munduar ta sigurojnë bukën e gojës.

E dita e sotme për Ramë Demirin u kthye në tmerr dhe mërzi. Ai, shpjegon rreth kësaj ngjarje duke theksuar se ishin duke punuar në momentin që janë prekur nga rrufeja.

Demiri: Nuk e di se për sa kohë kam ndenjur pa vetëdije

“Kam dalë prej malit në një livadh për me i pa fëmijët se poshtë i kam pasur. Si kam dalë në atë livadh jemi rrëzuar të tretë. Gruaja është rrëzuar këtu, vajza këtu, unë këtu. Në atë moment unë sa kam ndenjur pa vetëdije se di, kur jam zgjuar jam zgjuar pa këmbë. E kam kapur gruan, e kam kap çikën edhe ish kanë me vetëdije. E kam shikuar gruan e gruaja kishte qenë e vdekur, e kur jam kthyer tek çika ka dhënë jetë”, thotë Demiri.

E të shumt ë ishin njerëzit që erdhën në familjen Demiri sot në Gjakovë për t’i ngushëlluar. Por vajza e tyre dhe vet i zoti i shtëpisë nuk po i mbanin dot lotët nga fati i keq që patën pas rënies së rrufesë në malet e Rugovës.

Ndërsa, një delegacion i komunës së Gjakovës mori pjesë në varrim duke ndihmuar edhe me mjete materiale për ceremoninë e varrimit.

Kjo familje njihet në Gjakovë për gjendjen e vështirë ekonomike. E nga tash do ta kenë edhe më të vështirë.

Demiri: S’kemi çfarë të ngrëmë

“Unë jam shkuar për bukë goje, me ja sigurue bukën fëmijëve. Nuk kam punë dhe askush nuk më ka ndihmuar. Nuk kam pas ku me marrë bukë”, thotë Demiri.

Nënë e bijë i vret rrufeja në Gjakovë

Po i përcjellin për në banesën e fundit nënë e bijë.Razija37 vjeç dhe Jeonita 15 gjetën vdekjen derisa po mblidhnin boronica të shtunën pasdite në malet e Rugovës. Burri gjegjësisht, babai Ramë Demiri duket shumë i tronditur për mërzinë që e ka pllakosur këtë familje të varfër.

Ai tregon se si ka rënë rrufeja derisa ato po punonin.
“Kishim dalë të gjithë së bashku për të mbledhur boronoca e për të fituar bukën e gojës”, thotë ai.

E të shumtë ishin njerëzit që erdhën në familjen Demiri sot në Gjakovë për t’i ngushëlluar. Por vajza e tyre dhe vet i zoti i shtëpisë nuk po i mbanin dot lotët nga fati i keq që patën pas rënies së rrufesë në malet e Rugovës. Ndërsa, një delegacion i komunës së Gjakovës mori pjesë në varrim duke ndihmuar edhe me mjete materiale për ceremoninë e varrimit.

Ndryshe, kjo familje njihet në Gjakovë për gjendjen e vështirë ekonomike. E nga tash do ta kenë edhe më të vështirë./Tv Syri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat