Zjarr në një banesë në Prishtinë, nuk ka të lënduar (Video)

Kronikë e zezë

Zjarr në një banesë në Prishtinë, nuk ka të lënduar (Video)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 14:29

Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ku më të parë zjarrin një banore e banesës ka lajmëruar njësitin e zjarrëfikësve, të cilët kanë dal menjëherë që ta shuajnë zjarrin.

Banorja tregon që ishte duke punuar në lokalin e saj poshtë kur e pa zjarrin i cili kishte kapluar banesën në katin e dytë.

Ajo shprehet se ky zjarr mund të ketë ardhur si pasojë e mos kujdesisë së banorëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar që zjarri ka ardhur si pasojë e prishjes së një ventilatori në banjo dhe se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat