Të shtëna në ahengje, arrestohen 6 persona dhe konfiskohen armë

Kronikë e zezë

Të shtëna në ahengje, arrestohen 6 persona dhe konfiskohen armë

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 14:11

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të cilët gjatë ahengjeve kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, PK ka konfiskuar 12 armë të llojeve të ndryshme, si dhe monicion.

Në raportin e PK-së, tregohet se gjatë këtyre 24 orëve janë 12 raste ku është shtënë me armë zjarri në ahengje.

Në këto raste, PK ka konfiskuar një AK-47 me katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, një pistoletë me gazë me pesë copë fishek, një pushkë automatike dhe dy gëzhoja, një pistoletë me gaz dhe një karikator pa municion, një AK/47, një pistoletë me gaz dhe 12 copë fishekë dhe katër gëzhoja, një pistoletë e llojit Ekol dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9mm, një pistoletë e llojit Bareta e kalibrit 9mm dhe 12, një pistoletë me një fishek të kalibrit 7.65 mm dhe një AK/47 me një karikator pa municion.

Gjithashtu, PK ka arrestuar edhe një të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një granatë dore, dhe njësiti përkatës policor ka tërhequr mjetin shpërthyes në mënyrë të sigurt.

Ndryshe, Policia e Kosovës po vazhdon implementimin e “urd hrit operativ për se zonën verore 2015”, ku një ndër objektivat e veçanta ka parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma.

Lidhur me këtë PK-ja, thotë se ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat