Grabitet një makinë në aeroportin e Rinasit

Kronikë e zezë

Grabitet një makinë në aeroportin e Rinasit

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:46

Disa persona të maskuar kanë grabitur paraditen e së hënës një automjet, në një zonë pranë aeroportit të Rinasit.

Sipas policisë, nën kërcënimin e armëve grabitësit i kanë dalë përpara mjetit dhe kanë zbritur prej tij drejtuesin. Ata kanë marrë mjetin dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Pronari i makinës ka njoftuar policinë menjëherë pas ngjarjes, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve. Pas marrjes së dëshmisë, policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat