Arrestohet 51-vjeçari me 10 kg drogë në Morinë

Kronikë e zezë

Arrestohet 51-vjeçari me 10 kg drogë në Morinë

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 13:29

Sektori kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kukësit, kanë bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e dhjetë kilogramëve lëndë narkotike kanabis sativa, me destinacion Kosovën.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rrugëkalimi”, gjatë ditës së diel në pikën e kalimit kufitar të Morinës është vënë në prangat e policisë shtetasi Shkëlzen Ahmetaj, me banim në Kavajë.

“Ndalimi i 51-vjeçarit, Shkëlzen Ahmetaj është bërë më datën 26 korrik 2015 dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në pikën kufitare të Morinës, në automjetin tip Audi me targa AA137 KF, iu gjet e fshehur rreth 10 kg, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”, citohet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat