Mbytet një peshkatar në lumin Buna

Kronikë e zezë

Mbytet një peshkatar në lumin Buna

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 11:24

Një peshkatar është mbytur pak minuta më parë në lumin Buna. Ngjarja ka ndodhur tek “Ura e Vjetër e Bunës”

Viktima është një banor nga Shkodra, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke nxjerrë grepat e peshkimit nga lumi në momentin që është përfshirë nga rrjedha e lumit.

Trupi i pajetë i 65-vjeçarit është nxjerrë nga ujërat e lumit Buna. Ende nuk dihen shkaqet që dërguan në mbytjen e peshkatarit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat