Të shtëna me armë në Durrës, shoqërohen 5 persona

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Durrës, shoqërohen 5 persona

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:03

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotshme te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës.

Dyshohet se një grindja ishte mes pronarit të një hoteli dhe një grupi të rinjsh, të cilët fillimisht janë përplasur fizikisht e më pas kanë qëlluar me armë në ajër.

Policia bën me dije se 5 persona janë shoqëruar për në komisariat për këtë ngjarje. Ndërkohë që po merret në pyetje edhe pronari i hotelit.

Policia e Durrësit ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu raporton se nuk ka të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat