Vrit ose do vritesh! Banda hedh nga ura 12-vjeçarin që refuzoi krimin

Kronikë e zezë

Vrit ose do vritesh! Banda hedh nga ura 12-vjeçarin që refuzoi krimin

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 20:32

Ky është momenti tepër prekës kur një baba dëshpërohet mbi arkivolin e djalit të tij 12-vjeçar i cili u hodh nga një urë nga një bandë keqbërësish lokalë pasi refuzoi të vriste një të panjohur.

Angel Ariel Escalante Perez ishte duke u kthyer në shtëpi nga shkolla kur u kap nga banda.

Ata i dhanë një armë dhe i thanë se duhet të qëllonte një shofer autobusi ose do ta vrisnin.

Për shkak se babai i tij Luis Escalante qe një shofer autobusi, nxënësi në lotë tha se do të preferonte që të vrisnin atë.

Ata i lanë të zgjidhte ndërmjet të bërit copa me hanxhar apo hedhjes nga ura.

Ai zgjodhi të dytën dhe për pasojë ata e hodhën nga Ura Incienso, që ndodhet në qytetin e Guatemalës, e cila është një prej urave më të gjata në Amerikën Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat