Zhduken nënë e bir, alarmohet krejt Kroacia

Kronikë e zezë

Zhduken nënë e bir, alarmohet krejt Kroacia

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:37

Banorët e këtij vendi i ka shqetësuar zhdukja e një gruaje, bashkë me djalin e saj 6 vjecar nga fshati Totovac.

Ivana dhe Patrik Fogadic nuk dihen ku janë nga mbrëmja e kaluar, kur u raportuan si të zhdukur nga burri i të parës dhe babai i të dytit.

Gjithçka ndodhi pas një porosie brengosëse të Ivanës në facebook, e cila është, pak a shumë, një lloj letre lamtumirëse për diçka të keqe që mund të ndodh.

“Nafaka ime e vetme nuk meritoi asgjë nga kjo, por megjithatë, po niset me mua, vetëm deri aty ku rrugët na ndahen…Atje do të jetë shumë më mirë për të”, ka shkruar ajo duke aluduar në të birin, njofton “Međimurske novine“, përcjellë Klan Kosova.

Mediet kroate raportojnë që porosia e Ivanës ka të bëjë me burrin e saj, të cilin, siç thuhet, e bën fajtor për gjithçka ndodhi.

“Definitivisht vlen ajo e vjetra: Kujt ia ofron një rast të dytë, do të ta kthejë me keq se herën e parë…pasiqë ka ushtruar. Me vjen keq plako, i ke shpenzuar të gjithë mundësitë”, ka shkruar ajo më pas.

E pjesa më e dhimbshme e asaj që shkroi 29 vjeçarja, e që ua ngjethi mishtë krejt kroatëve, është ajo që vjen më poshtë.

“Mos harroni se e keni një engjëll të mrekullueshëm, me sy ngjurëkafe, që do të luajë gëzueshëm mbi re. Ai do t’ju shikojë dhe do t’ju buzëqeshë, me plot zemër, ashtu si di të bëjë më së miri”, ka shkruar ajo.

Ivana ua ka kushtuar disa fjali edhe prindërve të saj.

“…Kjo me gjasë, është buzëqeshja e fundit…Nuk ka më dhe nuk do të ketë më kurrë…Mos u hidhëroni për këtë që bëra…kjo ishte zgjedhja ime, e ju nuk jeni tash e as nuk do të jeni kurrë fajtorë për asgjë. Ju falenderoj për gjithcka dhe më falni, nëse mund të më falni, edhe pse dyshoj se dikush do të mund të më fal (madje as unë vetë) që ua mora nipin…”.

Policia ka konfirmuar se nëna dhe djali janë zhdukur diku mes orës 1 dhe 2 të natës së kaluar, në rajonin Čakovac – Zhupanija e Medjumurskës. Ata besohet se janë larguar me një makinë të tipit Opel Astra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat