Digjet kashta me gjithë traktor

Kronikë e zezë

Digjet kashta me gjithë traktor

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:50

Policia e Rajonit të Prizrenit njoftoi se sot rreth orës 09:50 minuta, në një rrugë të fshatit Sopijë të Suharekës ka shpërthyer një zjarr në një traktor i cili ishte i ngarkuar me kashtë.

Shkaktar i shpërthimit të zjarrit thuhet të jenë përçuesit elektrik të cilët e kanë prekur ngarkesën duke krijuar shkëndija e më pas kashta ka marrë flakë, nga e cila nuk ka mundur të shpëtohet as traktori me rimorkio.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it. Në vazhdim pritet të sqarohet nëse telat e rrjetit nuk kanë qenë të vendosur në lartësinë e duhur apo pasoja ka ardhur nga mbingarkesa dhe pakujdesia e traktoristit, thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat