Dy persona dënohen me 30 vjet për vrasje

Kronikë e zezë

Dy persona dënohen me 30 vjet për vrasje

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:40

Sot të akuzuarit Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu për veprën penale të vrasjes së rëndë të kryer në datën 29.04.2009 janë shpall fajtor dhe janë dënuar secili me nga 30 vjet burg në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Aktakuza i ngarkon se në datën 29.04.2009 pas marrëveshjes paraprake nëmës të tyre dhe me qellim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme me dashje që të privojnë nga jeta tani të ndjerin Naim Hajrizi e kanë goditur me mjete të forta në kokë, ia kanë lidhur këmbët dhe duart, e kanë vendosur në qese najloni në kokë dhe e kanë ftuar në veturën “ Golf” me targa 175 KS 762 dhe e kanë dërguar në lokacion në mes të fshatit Smallushë dhe Dobratin ku me pas me qellim të fshehjes së gjurmëve e kanë djegur trupin e të ndjerit.
Me këto veprime të dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 147 pika 3,5 dhe 7 lidhur me nenin 23 të KPK-së”, thuhet në komunikatën për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat