Tiranë, 2 në pranga për vjedhje banesash

Kronikë e zezë

Tiranë, 2 në pranga për vjedhje banesash

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:37

Policia e Tiranës ka goditur të hënën një grup që vidhte banesa, duke vënë në pranga dy persona.

Forcat e Komisariatit nr. 2 kanë arrestuar shtetasit Saimir Kuçi, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, dhe Ervis Ramajn, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Të ndaluarit janë kapur në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetases V.T. në rrugën “Njazi Demi”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të 11 vjedhjeve të tjera banesash dhe lokalesh në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat