Hyrje e pa autorizuar në sistemin kompjuterik, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Hyrje e pa autorizuar në sistemin kompjuterik, arrestohen dy persona

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:04

Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin se të njëjtin janë hyrë kundërligjshëm në sistemin kompjuterik.

Policia nuk jep detaje se cili ka qenë qëllimi i të dyshuarëve. Ata thonë se me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është bërë kontrollimi i shtëpive dhe objekteve përcjellëse i dy të dyshuarve (dy lokacione), si dhe vendi i punës së njërit të dyshuar.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar: katër kompjuter desktop, tre kompjuterë laptop, shtatë telefona celular dhe 16 hard-disqe. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat