Aksident tragjik në Milano, humb jetën një i ri shqiptar dhe një italian

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Milano, humb jetën një i ri shqiptar dhe një italian

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:36

Dy persona humbën jetën të përplasur nga një kamion në autostradën Milano-Venezia në Itali, gjatë kohës që i ndërronin njërën gomë makinës së tyre. Shkaktari i aksidentit të pdodhur pasditen e së hënës u ndalua nga policia teksa po tentonte t’u jepte ndihmë të aksidentuarve.

Pavarësisht çdo ndihme të dhënë dy personat e përplasur gjetën vdekjen menjëherë. Siç raporton noa, viktimat janë Giovanni Balestra, 58 vjeç nga Suisio (Bergamo) dhe Akil Kaciza, një 30 vjeçar shqiptar.

I padëmtuar por në gjendje shoku ndodhet një person tjetër i moshës 26 vjeçare, i cili kishte qëndruar brenda makinës Hyundai Getz, gjatë kohës që po ndërrohej goma. Nga rindërtimi i ngjarjes nga Policia Rrugore, thuhet se makina me të cilën udhëtonin tre persona ishte ndalur në korsinë e emergjencës për shkak të një problemi me gomën e pasme në autostradën A4, ndërsa ishin drejtuar për në Brescia në kilometrin 158.

Balestra dhe Kaciza zbritën për të ndërruar gomën, por me sa duket ishin afruar shumë në korsinë ku kalonin makinës, gjatë kohës që drejtuesi i një kamioni i moshës 56 vjeçare duke mos parë praninë e tyre në anën e rrugës i përplasi, duke u shkaktuar vdekjen.

Mësohet se italiani kishte humbur trenin për t'u kthyer në shtëpi pas punës në një kantier, dhe ishte marrë me makinë nga 30 vjeçari shqiptar me të cilin punonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat