Policia shqiptoi mbi 1000 tiketa brenda 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

Policia shqiptoi mbi 1000 tiketa brenda 24 orëve të fundit

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:33

Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet ditëve të fundit duke bërë kështu që të rriten edhe dënimet ndaj shkelësve të rregullave të përgjithshme.

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar rreth 1032 tiketa trafiku, me rreth 55 aksidente trafiku. Prej tyre 25 aksidente me të lënduar si dhe 30 aksidente të tjera pa të lënduar.

Policia poshtu gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 13 persona, prej tyre 10 janë dërguar në mbajtje.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat