Bastisje në Prishtinë dhe Pejë

Kronikë e zezë

Bastisje në Prishtinë dhe Pejë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 10:55

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake,gjatë ditës së hënë është bërë kontrollimi i shtëpive dhe objekteve përcjellëse i dy të dyshuarve në Prishtinë dhe Pejë si dhe vendi i punës së njërit të dyshuar.

Policia bën me dije se në cilësinë e provave janë sekuestruar: katër kompjuter desktop, tre kompjuterë laptop, shtatë telefona celular dhe 16 hard-disqe.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat