Përfshihen nga flakët disa dyqane në “Tregun e Medresesë”

Kronikë e zezë

Përfshihen nga flakët disa dyqane në “Tregun e Medresesë”

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 09:03

Disa dyqane në zonën e quajtur “Tregu i Medresesë” u përfshinë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja u shënua në tregun e ndodhur në rrugën “5 Maji”, rreth orës 05:00.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak është bërë një shkëndijë në kabinën elektrike, e cila ndodhet në brendësi të tregut.

Një shkëndije elektrike shkaktoi rënien e zjarrit në kabinë, të cilat më pas morën përmasa të madha duke u përhapur tek dyqanet aty pranë. Dyshohet se janë dëmtuar dy biznese, të cilat ndodheshin në afërsi të kabinës elektrike.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, nga 3 pikat kryesore të kryeqytetit, të cilët kanë arritur të vënë flakët nën kontroll. Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat