Lezhë, zjarr në masivin pyjor të fshatit Balldren, rrezikohen disa banesa

Kronikë e zezë

Lezhë, zjarr në masivin pyjor të fshatit Balldren, rrezikohen disa banesa

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 22:48

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyllin pranë fshatit Balldren, në Lezhë duke djegur disa dhjetëra hektarë me shkurre dhe duke vënë në rrezik disa banesa që ndodhen pranë.

Rënia e zjarrit është njoftuar nga banorë të zonës, sipas të cilëve e era po favorizon përhapjen e flakëve, duke rrezikuar djegien e disa banesave të fshatit.

Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëse nga Lezha, Laçi, Mirëdita dhe Shkodra dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat