Ersekë, bariu gjen eshtrat e një femre në kufi me Greqinë, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Ersekë, bariu gjen eshtrat e një femre në kufi me Greqinë, policia nis hetimet

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:39

Një bari i zonës gjen disa eshtra njeriu në malin e Gramozit, policia nis hetimet për identifikimin e viktimës.

Grupi hetimor ka shkuar në orën 19:00 të së dielës në zonën e pabanuar. Ato ndodheshin pranë ish-postës kufitare (verore) Starje.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë gjetur edhe një palë këpucë dhe rroba. Paraprakisht mendohet se eshtrat i përkasin seksit femër. Nuk dihet identiteti i viktimës. Policia është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat