Fushë Krujë, persona të maskuar grabisin në banesë 30 mijë lekë

Kronikë e zezë

Fushë Krujë, persona të maskuar grabisin në banesë 30 mijë lekë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:44

Dy persona të maskuar janë futur në banesën e një 33-vjeçari, ku i kanë marrë me dhunë 30 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur në Fushë- Krujë, mëngjesin e sotëm në orën 04:00. Sipas pronarit të banesës, shtetasit B.T., autorët e krimit e kanë kërcënuar me jetë. Pasi i kanë marrë lekët, janë larguar.

Në dëshminë e dhënë përpara policisë, 33-vjeçari ka thënë se nuk ishte në gjendje që t’i identifikonte sepse ata mbanin në kokë kapuça të zinj. Policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat