Asgjësohen 665 bimë kanabis në Bërzhitë, kërkohen kultivuesit

Kronikë e zezë

Asgjësohen 665 bimë kanabis në Bërzhitë, kërkohen kultivuesit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:34

Asgjësohen rreth 665 rrënjë kanabis sativa ditën e sotme, nga policia e kryeqytetit në zonën e Bërzhitës.

Bima narkotike ishte mbjellë në tri parcela, ndërsa sipas bluve të kryeqytetit ende nuk dihet se cilët janë kultivuesit e bimës narkotike.

Pas evidentimit dhe asgjësimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit numër 1 në kryeqytet po punojnë për identifikimin e kultivuesve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat