Shpërthimet në Fushë Krujë, arrestohet i fundmi i grupit të tritolit

Kronikë e zezë

Shpërthimet në Fushë Krujë, arrestohet i fundmi i grupit të tritolit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:35

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve plasëse. Erald Bami, i dënuar në mungesë me 6 vjet e 8 muaj burg, ishte në kërkim nga Policia e Fushë Krujës që prej vitit të shkuar.

Bami u shpall në kërkim pas një operacioni policor të koduar “Detonatori”, më 20 prill 2014. Gjatë këtij operacioni nga Sektori për Narko-Trafiqet në Policinë e Shtetit, u arrestuan katër persona: Erald Bami, Enis Mullaj, Dorjan Picorri, Rejdi Ndreu dhe Sajmir Ajazi, si dhe u sekuestruan 100 kallëpe tritol, me peshë rreth 30 kg.

Grupi kriminal ishte në hetim për shpërthimet në territorin e stacionit të policisë dhe bashkisë së Fushë Krujës. Vitin e shkuar, Posta e Policisë së Fushë Krujës ka qenë tri herë në shënjestër të sulmeve me tritol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat