Vrasja në Lezhë, 16 të shoqëruar

Kronikë e zezë

Vrasja në Lezhë, 16 të shoqëruar

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:33

Policia e Lezhës ka shoqëruar 16 persona lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit.

Burime policore bënë me dije se, ngjarja e rëndë, ku humbi jetën Kristjan Marku ndodhi rreth orës 21:31 të mbrëmjes në trotuar tek lokal “Libriaria” përballë kompleksit të shkollave në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Nga të shtënat, është plagosur edhe një 37-vjeçar me inciale A.Gj, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e qytett. 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi nuk është ende tërësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në posedim provat e gjetura në terren, ka pyetur dëshmitarët e rastit, si dhe ka konfiskuar kamerat e filmimit në afërsi të zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat