Sulmohen katolikët në Llapushnik – u digjet prona

Kronikë e zezë

Sulmohen katolikët në Llapushnik – u digjet prona

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:25

Në mëngjesin e ditës së sotme, është djegur prona e Gjon Sopit, banor i Llapushnikut, i përkatësisë fetare katolike
Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Njësitet e policisë dhe të zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhen hetimet e nevojshme.

Në Llapushnik kohëve të fundit ka pasur probleme ndërmjet banorëve të përkatësisë katolike dhe muslimane, shkruan Gazeta Express.

Banorët dyshojnë që zjarrëvënia ka të bëjë me motive fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat