Gjendet një person i vdekur në lagjen Ulpiana

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në lagjen Ulpiana

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 09:59

Sot rreth orës 08:00 policia ka marrë informatën se në lagjen Ulpiana në Prishtinë , saktësisht në rrugën “Imzot Nik Prela” ndodhet një trup i shtirë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’ rast ka hasur viktimën mashkull E. A. 55 vjeç, i cili ishte pa shenja jete” bën të ditur policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në ndërkohë, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, dhe deri në pranimin e raportit nga Instituti i mjekësisë ligjore për rrethanat – shkakun e vdekjes, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat