Itali, merren në pyetje të akuzuarit për terrorizëm

Kronikë e zezë

Itali, merren në pyetje të akuzuarit për terrorizëm

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 20:16

U zhvillua sot në qytetin e Milanos procesi i marrjes në pyetje për katër personat e arrestuar në Itali si pjesëtarë të celulës terroriste italo-shqiptare.

Operacioni i koduar nga policia “Martesë” përmbylli hetimet e nisura nga Prokuroria e qytetit të Milanos qysh në tetor 2014.

Pas tre orësh seancë dëgjimore, ka përfunduar në burgun e Bolates marrja në pyetje për shqiptaren Arta Kacabuni, 41 vjeç, tezja e muxhahedinit Aldo Kobuzi. Ndërkohë në burgun San Vitorio u morën në pyetje Serxho Serxho, 61 vjeç, Mariana Serxho, 30 vjeç, Asunta Buonfiljo, 60 vjeç, familjarë të italianes Maria Xhulia Serxh (Ledi Xhihad), bashkëshortja e Aldo Kobuzit, e konvertuar në myslimane si Fatima az Zahra.

Të katër të arrestuarit përfaqësohen nga avokatja Erika Galati, e cila për tha për mediat se klientët e saj kanë ushtruar të drejtën e heshtjes.

37-vjeçari Baki Çoku, Arta Kacabuni, Serxho Serxho, Asunta Buonfiljo dhe Mariana Serxho u arrestuan në Itali e Shqipëri me akuzën e pjesëmarrjes në organizatën terroriste ISIS. Ndërsa për pjesëtarët e tjerë të kësaj celule - Aldo Kobuzi, Maria Serxho Xhulia, Donika Cako (nëna e Aldo Kobuzit), Serjola Kobuzi (motra e Aldo Kobuzit dhe bashkëshortja e shqiptarit të vrarë në Siri, Maringlen Dervishllari), të cilët gjenden në Siri, është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat