​Arrestohen hajnat e shtëpive të mërgimtarëve

Kronikë e zezë

​Arrestohen hajnat e shtëpive të mërgimtarëve

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 16:49

Policia në Suharekë, ka arritur t’i identifikojë katër persona, që të gjithë në cilësi të personave të dyshuar se të njëjtit, në bashkëveprim, për një kohë të gjatë kanë thyer shtëpi banimi, kryesisht të bashkatdhetarëve që ndodhen në kurbet dhe nga aty kanë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht të vlefshme.

Sipas Policisë së Prizrenit fshatrat më të goditura nga ky grup hajdutësh kanë qenë: Dubrava; Savrova; Bukoshi; Mushtishti; Budakova;Sopia; Shiroka dhe Topliqani.

Pas intervistave me të dyshuarit, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që D. Gashi dhe Y. Gashi të ndalën nën masën e arrestit ndërsa dy të tjerë janë lënë të mbrohen në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat