​Lë një të vdekur dhe një të lënduar, shoferi ik nga vendngjarja

Kronikë e zezë

​Lë një të vdekur dhe një të lënduar, shoferi ik nga vendngjarja

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 14:44

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas goditjes që kanë marrë nga një veturë në magjistralen Merdare-Prishtinë-Podujevë, mbrëmjen e së premtes, pas çka fajtori ka ikur, por më vonë është arrestuar, njoftoi Polica e Kosovës.

Viktimat kanë qenë këmbësorë, meshkuj, dhe janë goditur nga vetura e tipit Shkoda Oktavia, ku shoferi i saj nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka lënë të vdekur njërin, derisa tjetri është duke u trajtuar ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përmes njoftimit për media, PK raporton se i dyshuari është mashkull shqiptar, i cili më vonë është arrestuar dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky nuk ka qenë aksidenti i vetëm me këmbësorë. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet edhe se mbrëmë në Mitrovicë, në rrugën “Brigada”, shoferi i cili po ngiste veturën “Golf” me targa lokale, kishte goditur një këmbësore. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve është shënuar një aksident me fatalitet. Aksi dente me të lënduar arrijnë numrin 20, ndërsa pa të lënduar 25. PK njofton edhe se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 872 tiketa trafiku, janë bërë 13 arrestime ndërsa 2 persona janë në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat