Hetohen 400 fotot e çiftit çek, mundësi të gjenden fotot e vrasësit

Kronikë e zezë

Hetohen 400 fotot e çiftit çek, mundësi të gjenden fotot e vrasësit

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:59

Grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova ka gjetur dy aparatet fotografikë të çiftit.

Ato po hetohen pasi në të mund të gjendet ndonjë imazh i vrasësit.

Gjithsej janë 400 fotografi të shkrepura nga aparatet e tyre dhe ekspertët po përpiqen të gjejnë ndonjë të dhënë në to.

Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit po shikojnë pista të tjera veç grabitjes e cila nuk shihet më si mundësi pasi vrasësi nuk ka prekur asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat