Ja kush dyshohet si vrasësi i dy turistëve çekë

Kronikë e zezë

Ja kush dyshohet si vrasësi i dy turistëve çekë

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 09:00

Vrasësi i dy turistëve çekë që humbën jetën në Dukagjin dyshohet të jetë një bari i kësaj zone.

Kështu kanë deklaruar burime policore për shqiptarja.com.

Pas ndërtimit të dinamikës së krimit policia ka dalë në përfundim se vrasësi është një bari i zonës në moshën 18-25 vjeç.

Policia ndërkohë ka gjetur katër gjurmë gishtërinjsh në makinë të cilat i ka krahasuar me 30 të dyshuar por deri tani nuk ka asnjë përputhje.

Policia do të vazhdojë të hetojë ngjarjen dhe të krahasojë të dhënat me persona te dyshuar deri në kapjen e vrasësit.

Sipas dëshmive të mbledhura deri tani policia ka krijuar një ecuri të ngjarjes e cila ka vetëm një dilemë: nëse autori veproi i vetëm apo me bashkëpunëtorë.

Sipas dëshmitarëve në hotelin ku ndenjën turistët çekë ata janë nisur vetëm dhe rrugës mendohet të kenë marrë një bari për ta transportuar por ky i ka goditur prapa kokës duke u marrë jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat