Arrestohet në kufi me Shqipërinë gjakovari i dënuar për vrasje në Çeki

Kronikë e zezë

Arrestohet në kufi me Shqipërinë gjakovari i dënuar për vrasje në Çeki

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 21:19

Arrestohet në pikën kufitare të Qafë Prushit një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Në pranga ka rënë Shukri Hoti 41 vjeç, lindur dhe banues ne Rugovë të Komunës Gjakovë të Kosovës.

Nga verifikimet ne sistemin e -ASF (interpol) rezulton se ky shtetas eshte i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Praga /Republika e Çekise pasi Gjykata e Pragës/Çeki me vendimin nr 43T12/1999 të datës 24.05.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes”

Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës ka bërë bllokimin në hyrje të 41-vjeçarit.

Më pas blutë kanë komunikuar me Prokurorin e Kukësit dhe pas kësaj është bërë arrestimi provizor i Shukri Hotit me qëllim ekstradimi./Oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat