Aksioni i policisë, kapen “me presh në duar”, 21-vjeçarja, seks me pagesë në banesën e tutorit

Kronikë e zezë

Aksioni i policisë, kapen “me presh në duar”, 21-vjeçarja, seks me pagesë në banesën e tutorit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 20:00

Një vajzë 21 vjeçare në qytetin e Cërrikut, është identifikuar nga policia lokale si prostitutë që shite strupin kundrejt pagesës.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, e kanë prangosur 21 vjeçaren Majlinda H., banuese në Cërrik dhe e akuzojnë për “ushtrim prostitucioni”.

Kurse Sokol Veliraj, 23 vjeç me banim në qytetin e Elbasanit, është personi që u identifikua nga policia si tutori i vajzës.

Nga hetimet e para, bëhet e ditur se Sokol Veliraj kishte një banesë nq qytetin e Elbasanit të cilën e kishte kthyer praktikisht në bordello, pasi aty, vajza 21 vjeçare Majlinda H., ushtronte prostitucion.

Burime zyrtare nga Policia e qarkut Elbasan, konfirmuan për NOA.al se vajza është arrestuar në flagrancë teksa kryente akt seksual me pagesë me një klient, në shtëpinë e Sokol Velirajt.

Djali nga Elbasani është arrestuar gjithashtu.

Drejtoria rajonale e Policisë së Elbasanit, thotë se dy të arrestuarit kanë konsumuar veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Ushtrim Prostitucioni” dhe “Mbajtje ambientesh për prostitucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat