Podujevë, vetura godet dy këmbësor, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Podujevë, vetura godet dy këmbësor, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:30

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në magjistralen Podujevë – Merdarë, përkatësisht te Ura e Nishit. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një burim nga terreni

Një person mashkull rreth moshës 70-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër rreth moshës 65-vjeçare është në gjendje të rëndë në QKUK, pasi këta dy të fundit janë goditur nga një vetur teksa po kalonin rrugën.

Sipas burimeve, vetura i cili ka goditur këmbësorët ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat meshkuj ishin duke u kthyer nga namazi i taravive.

Mësohet se tabela e veturës ka mbetur në vend të ngjarjes.

Policia është duke e hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat