Digjen 150 pula në Malishevë

Kronikë e zezë

Digjen 150 pula në Malishevë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:23

Një banori të fshatit Panorc të Maklishevës zjarri ia ka djegur stallën e bagëtive e përveç sanës atij i janë djegur edhe pulat.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje pas mesnate ku ankuesi ka informuar se zjarri kishte kapluar objektin ku kishte ushqimin për bagëti me ç’rast ishin djegur 250 duaj (sanë) dhe 150 pula.

Njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizua zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat