Arrestohet 40-vjeçari për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet 40-vjeçari për armëmbajtje pa leje

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:21

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot në flagrancë një person për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë në pranga ka rënë Nikë Mirashi, 40 vjeç banues në Shkodër.

Pas një kontrolli, në banesën e Mirashit u sekuestruan 1 armë zjarri pushkë, me numër 158995, me një krehër me fishekë të vendosur në të.

Policia bën me dije se materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat