Seks me 15-vjeçaren/ I riu i bën shantazh me video erotike dhe i merr shumë të madhe parash

Kronikë e zezë

Seks me 15-vjeçaren/ I riu i bën shantazh me video erotike dhe i merr shumë të madhe parash

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:12

Një 15-vjeçare nga Vlora ka rënë pre e shantazhit nga një i ri.

Vajza kishte bërë seks me 21-vjeçarin Ervin Bajrami në Pyllin e Sodës, me të cilin ishte njohur në Facebook.

Por, ky i fundit e kishte regjistruar në telefonin aktin dhe i bënte vazhdimisht shantazh asaj, duke i kërkuar para, ndryshe do publikonte në internet videon.

Për këtë arsye, vajza është detyruar t’i japë atij shuma të ndryshme, deri në 3 milion lekë të vjetra.

Ajo i kishte vjedhur paratë nga kursimet e prindërve, të cilët e kanë vënë re këtë gjë dhe i kanë kërkuar llogari së bijës.

Kjo e fundit ka pranuar se i kishte vjedhur, duke iu thënë prindërve se ishte përdhunuar nga Bajrami, që më pas i kërkonte para.

Prindërit më pas kanë bërë kallëzim në polici, por pas hetimeve, nuk rezultoi që vajza të ishte përdhunuar.

Vetë Bajrami e ka pranuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda se i ka bërë shantazh vajzës dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ai po gjykohet vetëm për gjobvënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat