Gjykata lë në burg tre autorët e vrasjes në Mallakastër

Kronikë e zezë

Gjykata lë në burg tre autorët e vrasjes në Mallakastër

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:33

Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e akuzuar për vrasjen e Alfons Dautaj dhe plagosjen e Kristo Fejzaj, 22 vjeç dhe Mariglen Luari, 24 vjeç në Mallakastër.

Seanca gjyqësore për tre të akuzuarit është zhvilluar pa praninë e medias dhe të ndara nga njëra-tjetra. Trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtarja Eligerta Hysi pasi ka dëgjuar akuzën nga pala paditëse ka vendosur vendimin “arrest me burg” për të tre të akuzuarit. Ngjarja për të cilën akuzohen tre të rinjtë ka ndodhur me 29 qershor në Mallakastër në fshatin Ninësh të Mallakastrës.

Ndërkohë të premten, Gjykata e Fierit për shkak të gjendjes shëndetësore ka dhënë masën arrest shtëpie për dy të plagosurit Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari që akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat