Sulmi në Lazarat, arrestohet 21-vjeçari që fshehu armët

Kronikë e zezë

Sulmi në Lazarat, arrestohet 21-vjeçari që fshehu armët

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:49

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e një tjetër personi të lidhur me ngjarjen e 24 qershorit në Lazarat, ku humbi jetën një efektiv i forcave RENEA dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas policisë në pranga ka rënë Baki Gjinni, 21 vjeç i cili akuzohet se ka fshehur armët dhe ka ndihmuar autorët e sulmit ndaj policisë. 21-vjeçari akuzohet se ka ndihmuar të kërkuarin, Bajram Boci që të fshihej.

Sipas burimeve zyrtare, Gjini ka tentuar të fshehë në një vend më të sigurtë armët e krimit të përdorura nga autorët. Këta të fundit i kishin futur armët në një pusetë uji në Lazarat.

Ditën e djeshme policia ka gjetur: Një mitraloz të rëndë kundërajror 12.7 mm, me këmbalec, një mitraloz i rëndë 7.62 mm, model 54, me 1 trekëndësh mbështetës, dy automatik kallashnikov , 4 karikatorë boshe dhe 2 me fishekë, tre predha kundërtank, dy mbushje të predhave kundërtank, një granat-hedhës, një kasetë metalike me 250 fishkë model 54, një shirit me 170 fishekë model 54, një shirit me 44 fishekë model 12.7, një arkë metalike me 50 fishekë model 54, kalibër 12.7, një arkë me 470 fishkë model 54, kalibër 7.62, një bidon 5 litërsh dhe 1 çantë lini me fishekë të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat