Bomba në Fabrikën e akulloreve në Prizren

Kronikë e zezë

Bomba në Fabrikën e akulloreve në Prizren

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:10

Policia e Kosovës gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishek dhe tri bomba dore të prodhimit Jugosllavë në fabrikën e akulloreve në Prizren.

Policia thotë se kanë marr informata se i dyshuari posedonte armë pa leje dhe posa kanë kontaktuar me të, i njëjti ka njoftuar se në fabrikën e akulloreve në Prizren gjenden disa mjete të pa shpërthyera, bomba dore.
Në vendi e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti për deminim i PK–së të cilët kanë konfiskuar një armë pistoletë CZ, të kalibrit 7.65 mm, me 19 fishek, si dhe tri bomba dore M-75, të prodhimit Jugosllavë.

Nuk raportohet për të arrestuar. Ndërkohë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat