Policia: 30 mijë euro për info mbi autorët e vrasjes

Kronikë e zezë

Policia: 30 mijë euro për info mbi autorët e vrasjes

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:10

Vrasja e dy turistëve çekë në Shkodër ka bërë që Policia e Shtetit të ofrojë 30 mijë euro për këdo që jep informacion.

Policia garanton anonimatin e të gjithë personave që japin informacion të saktë për këtë ngjarje të rëndë.

Hetimet për vrasjen e turistëve çekë drejtohen nga Besnik Cani.

Policia ka vendosur në dispozicion edhe këtë numër telefoni: 0694103984.

Dy turistët çekë që u vranë në fshatin Prekal qëndronin në një kamp dhe në momentin kur u vranë ishin duke u kthyer aty.

Kampi ndodhej vetëm disa metra larg vendin ku ndodhi ngjarja.

Pista kryesore mbetet grabitja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat