Parandalohet krimi në familje, autorit iu sekuestrua një pushkë dhe disa fishekë

Kronikë e zezë

Parandalohet krimi në familje, autorit iu sekuestrua një pushkë dhe disa fishekë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:33

Një krim brenda familjes është parandaluar në kryeqytet. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Besnik Cenaj 40 vjeç, i cili u kap me armë pas një konflikti me bashkëshorten e tij.

Policia i ka sekuestruar Besnik Cenajt një pushkë dhe një sasi fishekësh.

Mbi 40-vjeçarin Cenaj rëndon akuza e dhunës në familje.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per “Dhune familje dhe Mbajtje dhe prodhim te armeve luftarake”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat