26-vjeçari përdhunon të miturën

Kronikë e zezë

26-vjeçari përdhunon të miturën

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 11:03

Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në qytetin e Korçës. E mitura me inicialet D.R., 15 vjeçe, akuzoi 26-vjeçarin Denis Xhika, banues në Korçë, si autorin e përdhunimit të saj mbrëmjen e së premtes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Korçë thanë se, menjëherë pas denoncimit të kryer nga e mitura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Xhika.

“Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen D.R, 15 vjeçe, banuese në Korçë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat