Kukës, sekuestrohen 8.5 tonë kafe kontrabandë

Kronikë e zezë

Kukës, sekuestrohen 8.5 tonë kafe kontrabandë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 10:59

Sektori i antikontrabandës në Policinë e Kukësit ka sekuestruar një sasi të madhe kafeje, e cila kishte hyrë kontrabandë në vendin tonë përmes Kosovës.

8.5 tonë kafe u bllokuan në fshatin Shtiqen të Kukësit, në një furgon të drejtohej nga shtetasi i identifikuar tashmë nga policia si Besmir Muja.

Ky i fundit, sapo ka parë forcat e policisë, ka braktisur mjetin furgon që drejtonte dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e ka shpallur në kërkim për veprën penale të “kontrabandës me mallra të akcizës”, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e kafes dhe mjeti me të cilën po transportohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat